Ja çfarë ju bën të fitoni kile të tepërta

Për fat të keq nuk duhet të kujdeseni vetëm për ushqimin dhe stërvitjen, ka të tjera gjëra që duhet të shikoni me kujdes nëse synoni të bini në peshë.

peshwPërdorimi i tepruar i internetit: sipas një studimi të publikuar nga “Journal of Pediatric”, sa më shumë kohë të kaloni në internet aq më shumë do të shtoni në peshë. Provoni të zëvendësoni kohën që kaloni në internet duke bërë diçka tjetër që mund të ndikojë për mirë në shëndetin tuaj.

Kini kujdes me tymin e duhanit: disa njerëz konsumojnë duhan për të mos shtuar peshë, ndërkohë që ata të cilët nuk janë konsumatorë të duhanit dhe ekspozohen “padashje” ndaj tij nuk janë aq me fat. Tymi i thithur në një ambient ku pihet duhani shkakton ndryshime qelizore në metabolizëm të cilat ndikojnë në shtimin e peshës trupore. Përpiquni të qëndroni larg ambienteve ku pihet duhan.

Mungesa e vitaminës D: përveçse forcon kockat, vitamina D ju ndihmon të keni peshë konstante, prandaj duhet ta merni sasinë e nevojshme për mirëqënien  e trupit.

Një marrëdhënie e lumtur:  sipas një studimi të “Psikologjisë së Shëndetit” çiftet të cilët janë të lumtur në marrëdhënien e tyre janë të prirur të kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin e për pasojë të largojnë vëmendjen nga ushqimi./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës