Një nga plagët më të zakonshme që mund t’ju ndodhë në shtëpi është djegia. Diçka e nxehtë që mund të vihet në kontakt me lëkurën mund t’ju djegë duke ju shkaktuar dhimbje.
Ekspozimi ndaj diellit mund t’ju shkaktojë gjithashtu djegie të lëkurës duke e bërë atë të kuqe e të irrituar.
Ja disa produkte bio, pjesë e kushinës tuaj që mund t’ju vijnë në ndihmë në të tilla raste:
E bardha e vezës, mjalti: nëse është fjala për një djegie të lehtë këto 2 produkte mund të qetësojnë dhimbjet dhe të parandalojnë skuqjen e mëtejshme të lëkurës. Mjalti gjithashtu ju ndihmon për ta shëruar plagën në një kohë më të shkurtër.
Patate: patatja mund të ndihmojë për të qetësuar një djegie të lehtë. Priteni një patate përgjysëm dhe aplikojeni mbi pjesën e lënduar.
Çaji: bustinat e çajit mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjet që shkakton djegia në lëkurë.
Soda e bukës: bëni një pastë duke përzier sodë buke dhe ujë. Aplikojeni mbi pjesën e djegur dhe do të qetësoni dhimbjet.
Aloe: këpusni një gjethe nga bima dhe shtrydhni xhelin brenda saj mbi lëkurën e djegur./Përgatiti: Elena Beta


