Simite me susam, ja si t’i përgatisni

Përbërësit:

  • simite me susam 56600 gr miell
  • 100ml qumësht
  • 200ml ujë
  • 20gr gjalp
  • 20gr maja birre
  • 1 lugë të vogël kripë
  • 1 majë luge sheqer
  • fara susami për zbukurim
  • 1 të bardhë veze.

Përgatitja:
Në një tas të thellë vendosim miellin, shtojmë ujin e ngrohtë dhe qumështin e ngrohtë në të cilin kemi tretur majanë e birrës. Me duar e punojmë brumin disa herë derisa të homogjenizohet dhe pas kësaj shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. E punojmë sërisht për rreth 2 minuta dhe formojmë me të një sferë të madhe të cilën e lemë në ambjent të ngrohtë të dyfishojë vëllimin e saj (nevojitet rreth 1 orë).

Pasi ka kaluar kjo kohë, brumin e ndajmë në 6 pjesë dhe me to formojmë sfera të tjera të vogla të cilat i vendosim në tavën e shtruar me letër furrë në distancë te barabartë nga njëra tjetra. Me ndihmën e një thike formojmë një kryq (+) në sipërfaqen e tyre i cili do të lehtësojë fryrjen. I lemë përsëri të vijnë për 1 orë si më sipër.

Në një enë të vogël rrahim të bardhën e vezës me të cilën lyejmë sipër simitet dhe i zbukurojmë me fara susami. I vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë