Mjeku shqiptar, letër Bill Gates: Kam miliona faqe dorëshkrime, më financo

Sami Galanxhi (4)

Sami Galanxhi, Doktor i Shkencave Mjekësore

Doktori i Shkencave Mjekësore, Sami Galanxhi, ka studiuar për 50 vjet me radhë bimësinë për të gjetur efektet kuruese të tyre. Ai ka shfletuar enciklopeditë botërore ndër vite. Rezultat i këtyre studimeve janë mijëra faqe dorëshkrime, të cilat nuk kanë gjetur mundësinë e botimit (një pjesë e të cilave po publikohen në faqet e gazetës “Shëndet+”, në çdo numër).

Kërkesa e tij për t’i botuar, si dhe për t’i bërë këto libra edhe pjesë të literaturës akademike ka qenë këmbëngulëse. Ai tregon që ka shkruar letra pa fund për Kryeministrin, ministrat, shtëpitë botuese etj. Por askush nuk i ka kthyer përgjigje. I zhgënjyer nga kjo sjellje, ai vendos të bëjë një hap tjetër jo të vogël. Ka vendosur t’i dërgojë një letër “biznesmenit” të njohur Bill Gates.

William (Bill) H. Gates është pronari edhe kryearkitekti i firmës së njohur “Microsoft”, e cila bën xhiro rreth 36.84 miliardë dollarë amerikanë në vit edhe ka 55,000 punonjës të shpërndarë në 85 vende të ndryshme në botë.

“Nuk dihet nëse Gates do ta marrë mundim të kthejë një përgjigje. Nëse e bën, do të shpëtonte një pasuri shumë të madhe për mjekësinë tonë, por jo vetëm”, thotë doktori i shkencave Sami Galanxhi.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë