Ja sjelljet që ju plakin para kohe

Bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë: disa studime tregojnë se kjo gjendje shkakton stres kronik, pasi ndikon në lirimin e radikaleve të lira, molekulave të paqëndrueshme të cilat dëmtojnë qelizat dhe janë përgjegjëse për plakjen. Dr. Kasiar rekomandon të përfundoni një detyrë dhe vetëm pasi të keni mbaruar mund të vazhdoni të bëni diçka tjetër.

tv watchingFlini më pak se 5 orë gjatë natës: mungesa e gjumit përveçse ju shkakton qese të errëta poshtë syve është e lidhur edhe me shtimin e rrudhave në fytyrë. Nëse ndjeheni të plogësht gjatë ditës, pa energji, probleme me pqrqëndrimin apo shtim në peshë flini më herët dhe mundohuni të plotësoni ciklin 8 orarsh të gjumit.

Përqendroheni shumë tek televizori: sipas një studimi të publikuar së fundmi të rriturit që shpenzojnë orë të gjata para televizorit shkurtojnë jetën 22 minuta për çdo orë. Kur uleni më shumë se 30 minuta, trupi fillon të depozitojë sheqer në qelizat tuaja duke ju shtyrë drejt mbipeshës. Kujdesuni të ecni çdo 30 minuta nëse rrini me orë të gjata para televizorit.

Shpenzoni shumë kohë duke qëndruar ulur: njerëzit që kalojnë shumicën e ditës ulur, janë të prirur për tu prekur nga sëmundje të veshkave, sëmundje kardiovaskulare, kanceri, obeziteti sipas gazetës britanike “Sports Medicine”

Nuk përdorni krem për pjesën poshtë syve: lëkura në këtë zonë është tepër e hollë dhe tregon moshën më shpejt. Përdorni një krem me përmbajtje të vitaminës A, vitaminës C, dhe antioksidantë.

E përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit vetëm në plazh: shkaku kryesor i plakjes është ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve ultra-vjollcë. Kremi mbrojtës duhet aplikuar në lëkurë edhe kur ka re apo kur bie shi. Rekomandohet me filtra mbrojtës 30 ose 50./Health magazine/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale