Vajza ime ka flokë shumë të dobët

Bebi flokeI dashur doktor,

Ju shkruaj për vajzën time. Është 6 vjeçe dhe ka pak flokë, të cilat i ka delikatë e të hollë. Pediatrja më thotë të mos shqetësohem, por do të doja të këshillohesha me një specialist. Ju bëj të ditur se vajza ka bërë analiza të shumta, pasi është shumë e dobët (është 114 cm e gjatë dhe peshon 16 kg). Si rezultat i kanë këshilluar vetëm vitamina D. Por meqë është një fëmijë që nuk ha shumë fruta apo perime, dyshoj mos ka mungesë mineralesh apo substancash të tjera. Motra e saj binjake ka pak flokë gjithashtu, por të fortë, unë kam shumë, ndërsa im shoq i ri ka pasur gjithashtu shumë. A duhet ta çoj te një specialist. Çfarë analizash duhet të bëj? Ju faleminderit.

Përgjigje

Të ngrënët ka një rol dytësor në çështjen e flokëve dhe në fakt fëmijët afrikanë apo indianë që kanë probleme në të ushqyer, në fakt kanë shumë flokë. Para se të filloni të provoni vitamina dhe përbërës ushqimor, më mirë bëni një vizitë te një qendër dermatologjike, mundësisht një trikolog (personi përgjegjës për lëkurën e kokës, skalpin dhe flokët).

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?