Librazhdi në aksion “Le të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”

Librazhd -Pastrimi i Lugines ShkumbinRrjeti i Shoqatave ECIM

Në Ditën e Pastrimit në Librazhd, nën moton “Të pastrojmë Shqipërinë”, një grup organizatash pastruan  luginën e Shkumbinit, i cili fatkeqësisht është kthyer në një vend grumbullimi plehrash dhe inertesh. Grupimi i rrjetit “Ecim”, nën drejtimin e ambjentalistit Xhemal Mato, u bë pjesë e kësaj nisme duke dhënë kontributin e tij. Me mbështetjen e partnerit lokal “Egnatia”, rrjeti ECIM bashkëpunoi me gjimnazistët në pastrimin e qytetit të Librazhdit.

Në mënyrë të veçantë pastrimi u fokusua në luginën e Shkumbinit, si një pasuri natyrore të cilin duhet t’a ruajmë. Nismës së këtij aksioni iu bashkuan edhe disa komuna në rreth dhe shkollat 9-vjeçare të Librazhdit, Përrenjasit dhe të disa institucioneve.

Për realizimin e këtij aksioni u blenë bluza, dorashka, detergjentë, qese plastike  dhe  u vendosën në dizpozicion  dy furgona për transportin e mbeturinave. Sipas organizatorëve ky aktivitet do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, për një Shqipëri dhe qytet më të pastër.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën