A e zëvendëson masturbimi seksin?

Nga mjeku androlog Evin Dani për gazetën “Shëndet+”

Ka një ide që qëndron në popull që “Mos u merrni me masturbim, sepse do të shpenzoni “rezervat” për të kryer marrëdhënie seksuale. Në idenë se mund të shpenzosh energjitë dhe dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale. Nuk është e vërtetë, nuk ka një numër herësh të përcaktuar se sa herë mund të bësh seks, sa herë mund të arrish orgazmë. Pra, nuk e zëvendëson seksin.

masturbimiNëse një partner nuk ka një partnere ose anasjellta, do të rekomandonim që të merrej me masturbim sepse deri diku e zëvendëson kënaqësinë seksuale, imagjinatën seksuale që zakonisht shoqërohet gjatë masturbimit.

Por në rastet kur një mashkull jepet shumë pas masturbimit, nuk është e këshillueshme. Është akti seksual ai që i plotëson të gjitha nevojat.

Masturbimi duhet të shihet me kujdes nga mjekët nëse vihet re se pacienti, edhe pse i lidhur, merret vazhdimisht me masturbim dhe e arrin kënaqësinë më tepër nga masturbimi sesa nga akti seksual. Në këtë rast themi se është bërë një dominancë, e cila do ta dëmtojë marrëdhënien seksuale në çift.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"