Si të menaxhoni stresin në punë

Këtu do të paraqesim disa këshilla praktike, se si ta menaxhoni stresin në punë:

Arsyeto para se të reagosh: Ne përjetojmë stres kur mendojmë se situata na ka dalë jashtë kontrollit. Në këto raste aktivizohet hormoni i stresit dhe, nëse kjo gjë bëhet kronike, atëherë do t’ju ulet vetëvlerësimi dhe mirëqenia. Ju duhet të jeni ai/ajo që i kontrolloni ndjenjat dhe mendimet tuaja, dhe jo ato ju.

stresMerrni frymë thellë: Nëse ndiheni në tension, merrni frymë thellë (frymëmarrje me bark) dhe mundohuni të vendosni ekuilibrin. Bëjeni në këtë mënyrë, merrni frymë thellë për 5 sekonda dhe nxirreni më pas ngadalë përmes hundës. Në raste të tjera, ushtrimet joga dhe tai chi do t’ju ndihmonin shumë.

Eleminoni ndërprerjet e vazhdueshme gjatë orarit të punës: Shumica prej nesh e ndërpret herë pas here punën, për të lexuar një sms apo email, për të bërë një thirrje telefonike, por ka gjasa të nervozoheni gjatë këtyre ndërprerjeve, dhe këtë nervozizëm ta akumuloni në stres.

Hani shëndetshëm dhe flini mirë: Pas një dite të lodhshme pune, trupi ka nevojë për qetësi. Ju duhet të merrni të gjitha vitaminat dhe karbohidratet e duhura gjatë ditës që ta përballoni më e lehtësi një ditë të ngarkuar pune. Është shumë e rëndësishme gjithashtu që të flini mjaftueshëm, sepse pagjumësia akumulon stres gjithashtu.

Përpiquni të qetësoheni shpejt: Kur jeni të frustruar apo zemëruar, një ndjenjë e nxehtë ju kaplon trupin dhe ju shtyn që të reagoni. Reagimet në këto raste, janë të ashpra dhe të pamenduara. Ajo që ju sugjerojmë është, të merrni frymë dhe të përgjigjeni me qetësi.

Mësoni se cilat ngjarje ju stresojnë: Nëse identifikoni dukuritë që ju stresojnë, atëherë do ta keni më të lehtë që t’i menaxhoni apo t’ju qëndroni larg.

Bëhuni kritik i vetes: Në shumicën e rasteve që njerëzit stresohen në punë, ndodhin atëherë kur punëmarrësi ju bërtet apo kritikon punonjësit. Prandaj mundohuni të jeni kritik i mirë i vetes, që mos t’ju kritikojnë të tjerët dhe të jeni më produktiv në punë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera