Kunjat e veshit janë të rrezikshme

Shumica e njerëzve i pastrojnë veshët me kunja të posaçme pambuku. Por, a e dini se kështu jo vetëm nuk i pastroni veshët, por do të keni dhe pasoja të rrezikshme? kunja veshiAkademia Amerikane e Otorinolaringologjisë thekson se në rrethana ideale kanalet e veshit nuk duhet të pastrohen. Shumë njerëz gabimisht besojnë se dylli i veshit duhet të hiqet në mënyrë rutinë për higjienën personale, por nuk është kështu.

Në fakt, duke u përpjekur të hiqni dyllin me kunja veshësh apo pajisje të tjera të këtij lloji, mund të çoni në dëmtim të veshit, përfshirë këtu edhe trauma apo shurdhim të përkohëshëm. Këto objekte mund të shtyjnë dyllin më thellë dhe të bllokojnë kanalin.

Në shumicën e rasteve ku njerëzit ankohen për bllokim të veshëve, kjo ka ndodhur për shkak të objekteve që kanë përdorur për ta pastruar atë. Kur kjo ndodh, mund të sjellë bakteret, viruset nga veshi i jashtën në atë të brendshëm, duke rritur kështu rrezikun e infektimit, humbjen e dëgjimit apo të çajë daullen e veshit.

Nëse doni t’i pastroni veshët, shpëlajini ato me ujë të pastër ose hidhini 2 pika vaj kokosi ose ulliri brenda në vesh dhe dylli do të dalë vetë jashtë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?