Antibiotikët natyralë, ja cilët janë

Fatmirësisht, natyra na ka furnizuar me shumë substanca efektive antibakteriale, antifungale dhe antivirale, të gjitha në gjendje për të mbrojtur trupin e njeriut në mënyrë të sigurtë, të shëndetshme dhe me fuqi shëruese të thella.

Hudhra: hudhraHudhra është një nga antibiotikët natyral më të fuqishëm, e aftë për të mbytur bakteret njësoj si ilaçet antibiotike. Ndryshe nga antibiotikët kimikë, hudhra është gjithashtu një antiviral i efektshëm dhe antifungal, kështu që një hudhër në ditë ju shpëton nga shumë infeksione parazitale.

Disa nga sëmundjet që mund të japë efektivitet hudhra janë: diarreja kronike, herpesi gjenital, infeksionet e ndryshme kronike etj. Hudhra ka qënë gjithashtu e dobishme për diabetin, hipertensionin, alergjinë, dhimbje dhëmbësh, impotencë, sëmundjet e zemrës dhe kolesterolin e lartë. Që të ketë efektet e saj antibiotike, hudhra duhet të konsumohet e freskët, sepse nëse futet në gatime apo nëse merret si erëz në formë pluhuri, humbet shumë nga vetitë e saj kurative. Përbërësi më aktiv në uthull është allicina, e cila është e ngjashme me penicilinën.

Qepa: Qepa ka disa veti të ngjashme medicinale me hudhrën, dhe si e tillë mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve, inflamacionit etj. Qepa përmban substanca anti-inflamatore që rrisin qarkullimin, lehtësojnë pektorisin dhe është e përdorur gjerësisht për trajtimin e gripit, të ftohurës dhe kollës së vazhdueshme.

grejpfrutFarat e grejpfrutit: Përbërësit aktiv që përmbajnë farat e këtij fruit (edhe tuli i tij,por në sasi më të vogla), janë ekstrakte jo toksike që përdoren për të vrarë një sërë virusesh dhe bakteresh si: Salmonella, E.coli, herpes etj

Frutat dhe perimet që përmbajnë nivele të larta të vitaminës C: Vitamina C ndihmon në forcimin e sistemit imunitar të trupit dhe jep aftësinë për të luftuar sëmundjet. Frutat dhe perimet me nivele të larta të vitaminës C janë të rekomanduara për shkak se veprojnë si antibiotik natyral në luftimin e viruseve dhe baktereve të ndryshme infektive.

Frutat e pasura me vitaminë C janë: portokalli, limoni, kivi, luleshtrydhja, ananasi, mango, kumbulla dhe shalqini. Perimet e pasura me vitaminë C janë: specat, lakra jeshile, brokoli, lakra e brukselit, lulelakra, shpargu, domatet dhe spinaqi.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore