Ushqimet që parandalojnë të përzierit (të vjellët)

Rastet kur ju përzihet dhe ju vjen për të vjellë janë kur keni stomak të irrituar nga ndonjë ushqim i caktuar ju ka bërë keq. Ekziston edhe një shumllojshmëri kushtesh të tjera që mund të shkaktojnë të vjella si shtatzënia, ankthi, stresi, trajtime të dhimbje stomaku 1caktuara mjekësore, si kimioterapia etj. Kur ndjenja e të përzierit ju kaplon, një nga gjërat e fundit që dëshironi të bëni, është të hani ndonjë ushqim. Ekzistojnë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave e të vjellit.

Hani ushqime që kanë burim të lartë energjie: grupi kryesor i ushqimeve që bëjnë pjesë këtu janë orizi, misri, gruri, meli, elbi etj. Nuk ka rëndësi nëse s’ju hahet diçka, ju thjesht duhet ta bëni këtë gjë. Në rastet kur nuk hani, stomaku do të prodhojë më shumë aciditet dhe mund të sjellë dëmtime të tjera të organizmit.

Xhenxhefili: është një nga bimët më popullore që përdoret gjerësisht për të parandaluar të vjellat dhe për të lehtësuar simptomat e saj. Xhenxhefili përmban një substancë që qetëson irritimin e stomakut.

Nenexhiku: përtypni nenexhik të freskët apo në formë çaji në mënyrë që të parandaloni të vjellat dhe stomaku mos të prodhojë aciditet.

Molla:  molla është një frut shumë i mirë për të tretur ushqimin dhe për të lehtësuar simptomat që mund të vijnë nga të vjellat.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit