A duhet t’i nënshtrohet fëmija im heqjes së bajameve?

“Për Shëndet+”, nga mjeku Julian Dervishi, otorinolaringolog

Tonsilektomia, heqja kirurgjikale e masës së indit limfoid i lokalizuar në pjesën e pasme të gojës. Tonsilektomia u kthye në trajtim shumë të përhapur në vitet 1800 si zgjidhje për dhimbjet e fytit apo infeksioneve respiratore., duke arritur pikun në bajamet semureSHBA, në vitet 1950 deri në 1970. Në ditët e sotme, mjekët janë shumë konservative në rekomandimin e tonsilektomisë, numri i të cilës në SHBA, ka rënë nga 1 milion në vit në vitet 70 në 530,000 në vit në vitin 2006, falë kjo skepticizmit në rritje të komunitetit mjekësor rreth të mirave të tonsiloektomisë në kontrollin e infeksioneve.

Tonsilektomia është procedurë kirurgjikale që tolerohet mirë, në rastet më të shpeshta është procedurë që bëhet në kushte ambulatore, brenda ditës.

Ka rrethana në të cilat tonsiloektomia rekomandohet , përfshirë këtu apnenë e gjumit, ku tonsilat janë masive dhe komplikojnë frymëmarjen gjatë natës, duke shkaktuar të gërhitura apo gjumë jo të qetë.

Indikacione të tjera në të cilat tonsiloektomia është e domosdoshme janë: obstruksioni i rrugeve të siperme të ajrit, tumor malinj në tonsil, ose vështirësi në përtypje. Shpeshtësi e lartë e infeksioneve të fytit (5-6 në vit ose më tepër), apo një infeksion i rëndë i pazakontë mund të jenë gjithashtu indikacion për tonsilektomi në fëmijë. Shpeshtësia dhe grada e këtyre infeksioneve si dhe reagimi i tyre ndaj terapisë me antibiotikë, janë faktorë të rëndësishëm për tu konsideruar në marjen e vendimit nëse tonsilektomia është zgjidhja e duhur apo jo…

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?