Erëzat më të mira për të humbur peshë

Përdorimi i erëzave në ushqim në vend të kripës çon në rënie të konsumit të natriumit në rreth 1000 mg në ditë. Kjo do të çonte në rënie efektive në peshë.

peshore peshe dieteKëtu do të rendisim disa nga erëzat më të mira që ju ndihmojnë të bini në peshë:

Kanella: ndikon në rritjen e metabolizmit dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Këto veti e bëjnë këtë erëz ideale për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe obeziteti. Kanella është një erëz që redukton në mënyrë të konsiderueshme nivelin e sheqerit në gjak, triglicerideve, kolesterolit të keq etj. ajo përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në përmirësimin e insulinës. Një sasi e vogël kanelle në fruta apo në mëngjesin tuaj do t’ju ndihmonte të kontrollonit oreksin.

Piperi i zi: përmban një substancë e cila quhet piperine, e cila i jep jo vetëm shijen e athët por edhe bllokon formimin e qelizave ë reja në yndyrë. Piperina ka qënë përdorur në shekuj për të trajtuar sëmundje të shumta shëndetësore lidhur më inflamacionin dhe problemet në bark. Shtoni piper të zi në mish ose sallatë.

Shafrani i Indisë: përbërësit aktiv të kësaj erëze reduktojnë formimin e indeve yndyrore sidomos rreth zonës së barkut. Ai ndihmon në reduktimin e ndjenjës së urisë dhe ndihmon ndaj një sërë sëmundjesh.

Xhenxhefili: është një erëz që ka veti anti-inflamatore dhe është i njohur për të zbutur dhe relaksuar traktin e zorrëve. Xhenxhefili  rrit metabolizmin dhe ndihmon në menaxhimin e peshës. Ai ka aftësi në përshpejtimin e zbrazjes gastrike dhe në tretje.

Hudhra dhe qepa:  të dyja përmbajnë “fitokimikate” që prishin depozitat yndyrore në trup dhe reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq. Këto erëza vrasin viruset dhe bakteret dhe mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri