Mënyra të thjeshta për të gjetur lumturinë e vërtetë

Shumica e njerëzve e kalojnë jetën e tyre duke pritur për lumturinë e vërtetë. Lumturia e vërtetë nuk vjen nga pasuria, bukuria, statusi apo diçka tjetër e jashtme, ajo vjen nga brenda. Në mënyrë që të gjeni lumturinë e vërtetë, ju duhet të vlerësoni çdo gjë në lidhje me veten dhe duhet të përpiqen të mendoni pozitivisht dhe me optimizëm. Ja disa mënyra si ta arrini këtë:

  • Kuptoni se sfidat janë dhurata, dhe jo detyrime

lumturiSfidat nuk duhet ta zbehin potencialin tuaj, përkundrazi pengesat që hasni duhet t’ju shërbejnë për t’u rritur.  Arsyeja e trishtimit tek shumica e njerëzve është se ndjehen të pakënaqur me veten dhe me mundësitë që u ofrohen. Përpiquni të gjeni anën pozitive të çdo gjëje.

  • Perfeksioni është iluzion

Asgjë s’është e përsosur dhe kjo gjë s’ka përse t’ju bëhet iluzion. Përpiquni të mendoni më të mirën dhe që çdo gjë mund të arrihet me punë dhe optimizëm. Mos krijoni iluzione që mund t’ju çojnë në errësirë.

  • Mos iu nënshtroni ndjenjës së xhelozisë

Xhelozia është një nga cilësitë më “shkatërruese” që një person mund të zotërojë. Në jetë çdo njeri është në kërkim të më të mirës, më të suksesshmes etj. Asnjë e mirë nuk mund të vijë nga xhelozia dhe inati ndaj të tjerëve, kjo do t’ju bënte të mërziteshit me veten dhe botën që ju rrethon.

  • Jini mirënjohës

Lumturia nuk është ajo çfarë ju doni të keni, por të doni atë çfarë keni. Çdo njeri është i etur për një punë më të mirë, për një marrëdhënie më të mirë, për shokë më të mirë, për trup më të mirë etj. Mundohuni të vlerësoni gjërat që keni dhe të jeni mirënjohës për to.

  • Pranoni ato që nuk mund të ndryshojnë

Ekzistojnë disa gjëra që nuk mund të ndryshojnë. Përpiquni të ecni përpara dhe mos të përsërisni gabimet që ju kanë lënduar në të kaluarën. Mos e humbisni energjinë duke menduar gjëra që nuk mund të ndryshojnë dhe nuk mund të kthehen.

  • E kaluara dhe e ardhmja nuk ekziston

Tani është momenti. E kaluara është vetëm një kujtim dhe e ardhmja është një projeksion mendor. Nëse mendja juaj gjendet gjatë gjithë kohës larg në të kaluarën apo të ardhmen, ju jeni duke mbytur të tashmen dhe mendimet pozitive mbi të.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur