Mungesa e hekurit, si ta zgjidhni problemin

Hekuri është një mineral që ju ndihmon të merrni oksigjen të mjaftueshëm në të gjithë trupin. Nëse nuk merrni hekur të mjaftueshëm, trupi nuk mund të marrë oksigjen të mjaftueshëm dhe ju do të kaloni në anemi. Anemia mund të ndodhë për hekurrshkak të mungesës së dy ushqyesve kyç në trup: vitaminës B12 (dhe acidit folik) dhe/ose hekurit. Hekuri është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e shumë enzimave në trup dhe është i nevojshëm në funksionimin e qelizave.

Shkaqet e mungesës së hekurit:

-Nuk merrni hekur të  mjaftueshëm nga ushqimi. Njerëzit të cilët nuk hanë mish, mund të jenë në rrezik për mungesë hekuri, nëse nuk marrin hekur nga ushqime të tjera.

-Paaftësia për të thithur hekur është edhe pasojë e sëmundjeve të tilla, si sëmundja celiake.

-Gjakderdhje të rënda, si gjakderdhje të shumta gjatë periodave (ciklit menstrual) ose gjakderdhje të brendshme, si në ulcerat peptike ose kancerin e zorrës së trashë.

-Shtatzënia: shumë gra shtatzëna vuajnë nga mungesa e hekurit pasi hekuri është i nevojshëm jo vetëm për trupin e tyre, por edhe për mirëzhvillimin e fetusit.

-Shumë njerëz me sëmundje kronike të veshkave kanë mungesë hekuri.

Për sa hekur kemi nevojë të konsumojnë në një ditë?

Sasia e rekomanduar ditore është 18 mg hekur në ditë për një grua në moshën e riprodhimit, 27 mg për gratë shtatzëna dhe 8 mg në ditë për burrat. Gratë që ushqejnë me gji fëmijët mund të konsumojnë 9mg në ditë, meqë gjatë kësaj periudhe nuk kanë perioda. Vajzat e moshës 14-18 vjeç kanë nevojë për 15 mg hekur në ditë.

hek hekurCilat ushqime përmbajnë hekur?

Burimet ushqimore të hekurit janë të ndarë në dy grupe:

  1. mishi i kuq, pjesët e brendshme (të tilla si zemra dhe mëlçia), vezët dhe prodhimet e detit.
  2. perimet, shumë të pasura në hekur janë edhe frutat e thata, si arrat dhe bajamet, jeshillëqet, të tilla si majdanozi.

Si të përmirësojmë thithjen e hekurit?

Për të përmirësuar thithjen e hekurit  duhet të konsumoni atë me ushqime që përmbajnë vitaminë C, të tilla si perimet e freskëta. Për shembull, mund të hani supë me thjerrëza me majdanoz të copëtuar dhe piper të kuq , të cilat janë plot me vitaminë C. Si një meze të lehtë duhet të zgjidhni arra dhe bajame. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj