Për gazetën “Shëndet+”, nga mjekja Blerta Gjoni, dermatologe pranë Poliklinikës Qendrore
-Përdorni krem kundër diellit çdo ditë. Me siguri keni dëgjuar më parë: ekspozimi në diell është faktori numër një për plakje të parakohshme. Rrezet ultravjollcë nga dielli degradojnë kolagjenin dhe elastinin, substanca që mbajnë lëkurën e butë dhe të njëtrajtshme.
-Aplikoni krem kundër diellit mjaftueshëm. Një shtresë shumë e hollë e faktorit (SPF) 15 është e barabartë me SPF 7. Përdorni afërsisht një lugë çaji për ta mbuluar fytyrën.
-Mos i besoni shumë grimit (make-up) me faktor SPF. Gjasat janë që nuk do të përdorni mjaftueshëm për ta mbrojtur fytyrën.
– Zgjidhni syze të diellit me mbrojtje UV. Syzet e mira e parandalojnë kataraktin (perden e syve), dhe degradimin e kolagjenit rreth syve që mund të shkaktojë plasaritje të shumta.
-Ndaloni së ngacmuari lëkurën! Është vështirë t’i rezistohet një akne të sapodalë, mirëpo shenja që mbetet është arsyeja më e mirë për mos ta ngacmuar. Me plakjen, shenjat do të duken sikur rrudha. Nëse shenja gjendet afër rrudhës, ajo do të thellohet.
-Përdorni krem kundër rrudhave (anti-aging) natën. Një krem i efektshëm preferohet të ketë retinoide, shembull: derivativë të vitaminës A. Retinoidet e stimulojnë lëkurën për ta ripërtëritur vetveten, duke i zbutur vijat e holla dhe duke i riparuar dëmet nga dielli. Në fillim mund të jenë pezmatuese, pra aplikoni më pak.
– Mos i harroni pjesët e tjera të trupit. Çfarëdo që bëni për fytyrën, duhet ta bëni edhe për qafën dhe duart. Këto janë vendet e para që tregojnë plakjen. Më së paku që mund të bëni, është ta hidratoni lëkurën. Një lëkurë e hidratuar duket e shëndoshë dhe e butë.


