Si të lehtësoni gazrat

Gazrat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe janë gjithmonë të bezdisshme dhe të japin ndjesi të keqe. Në disa raste gazrat janë normale, por kur ato ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe shoqërohen me fryrje të stomakut, duhet të gjeni mënyra për t’i mënjanuar.  Këtu do t’ju paraqesim disa këshilla për lehtësimin e gazrave:

gazraHani proteina në çdo vakt: ju duhet ta filloni gjithmonë vaktin me një sallatë ose me ndonjë ushqim proteinik, pasi stomaku do të mbushet me vitamina dhe minerale dhe s’do të fryhet nga ushqimet e tjera që do të hani.

Zhdukni bakteret: këtë gjë mund ta arrini përmes ushqimeve të tharta, sepse këto lloj ushqimesh pastrojnë traktin e zorrëve dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Ushqime të tharta janë turshitë, djathi, dhalla, salca e sojës etj, këto ushqime duhet t’i hani në mënyrë të moderuar.

Lëreni stomakun të kryejë procesin e tretjes: kur stomaku fryhet, shkakton gazra. Në mënyrë që stomaku të kryejë funksionin tretës, ju duhet t’i jepni kohë atij, kështu që hani çdo 2-3 orë.

Shmangni ushqimet që shkaktojnë gazra: ushqimet e tilla, si: alkooli, ëmbëlsirat, biskotat, çamçakëzi, pijet e gazuara shkaktojnë gazra. Gjithashtu, nëse jeni intolerant ndaj laktozës ose glutenit, ju duhet t’i shmangni ushqimet që kanë në përmbajtje këta përbërës për shkak të gazrave që mund t’ju shkaktojnë.

Hani dhe pini ngadalë: kur hani dhe pini shpejt, ju futet ajër në stomak dhe kjo gjë shkakton gazra. Hani dhe pini ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin.

Nëse gazrat shkaktohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpeshtë, duhet të konsultoheni me mjekun sepse mund të jenë shenja që keni probleme me tretjen e ushqimit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?