Disa ushtrime efektive për sytë

Të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë ushtrimet për të mbajtur trupin aktiv. Por a e dini që mund të bëni ushtrime edhe për të përmirësuar shikimin? Ashtu si çdo pjesë tjetër të trupit, sytë duhet të ushtrohen në mënyrë që të funksionojnë si duhet.

PrintUshtrimet e syrit janë të programuara për të forcuar muskujt e syve dhe për të përmirësuar lëvizjet e syrit.

Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se ushtrimet do të përmirësojnë shikimin, ato mund t’ju ndihmojnë për të luftuar problemet ekzistuese të syve dhe për të ruajtur nivelin e shikimit.  Ushtrimet e syrit nuk mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga miopia. Gjithashtu, këto ushtrime nuk janë të efektshme për paralizat e muskujve në sy ose spazmat e muskujve.

Për të realizuar si duhet ushtrimet, është e rëndësishme të qëndroni në një hapësirë të qetë dhe me ndriçim të mirë.

Buzëqeshni dhe do të keni një gjendje shpirtërore pozitive – kjo mund t’ju ndihmojë për të zvogëluar çdo tension që mund të mbani në sy. Qëndroni të buzëqeshur kur të bëni ushtrimet e mëposhtme.

Kini kujdes me frymëmarrjen: frymëmarrja është thelbësore për të përfituar maksimalisht nga ushtrimet. Frymëmarrja e rregullt do të sjellë më shumë oksigjen.

Rrotullojini sytë në një rreth: uluni dhe relaksohuni. Shikoni në të majtë dhe ngadalë rrotulloni sytë në drejtim të akrepave të orës, duke e përsëritur 5 herë. Pastaj bëni të njëjtën gjë në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Përsëriteni këtë cikël 3 herë.

Uluni në një karrige dhe përqendrohuni në një objekt aty pranë ( një laps). Ajo duhet të jetë rreth 20-30 cm larg nga sytë tuaj. Përqendrohuni mbi objektin dhe përpiquni ta shikoni  në detaje.

Më pas shikojeni në këndvështrime të ndryshme, një herë afër pastaj larg. Ndryshojeni këtë fokus 5 herë. Përsëriteni ciklin 3 herë.

Aplikoni një kompresë të ngrohtë dhe një të ftohtë: Lagni një peshqir në ujë të ngrohtë dhe një në ujë të ftohtë. Vendoseni peshqirin e ngrohtë në fytyrë dhe sigurohuni se ai mbulon vetullat, sytë dhe faqet. Pas 2-3 minutash, hiqni peshqirin e ngrohtë dhe vendosni atë të ftohtin.

Masazhoni kapakët e syve: Së pari duhet të lani duart mirë. Mbyllni sytë dhe masazhoni  me lëvizje rrethore të gishtave për 1-2 minuta. Sigurohuni që të ushtroni presion të lehtë. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Obeziteti: Çfarë do të thotë në të vërtetë për shëndetin tuaj
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Osteoartriti - Zbuloni dhe trajtoni këtë sëmundje në kohën e duhur
Skandali/ KLSH: 600 gra të rrezikuara dhe mbi 200 paciente me radioterapi të patrajtuar. Pajisjet mjekësore tek Onkologjiku, jo funksionale
Diabeti ndikon në osteoporozë, zbuloni simptomat