Me kalimin e moshës, njollat e zeza paraqiten në zonat më të dukshme dhe të ekspozuara të trupit si fytyrë, qafë, gjoks, shpatulla dhe duar. Ato janë zakonisht të padëmshme, por shumë prej nesh duan të shpëtojnë prej tyre, sepse i japin lëkurës një pamje jo të këndshme.
Ekspozimi në diell, plakja, gjenetika, stresi, shtatzënia, pilulat kontraceptive, mangësi vitaminash ose një mëlçi të dobët janë faktorë të mundshëm që kontribuojnë në këtë problem. Prandaj sigurohuni që të vendosni krem me faktorë mbrojtës kur dilni jashtë, të mbani stresin nën kontroll dhe të përmbushni nevojën e përditshme të vitaminave dhe mineraleve.
Ka shumë kremra në treg për të luftuar këtë problem, por shumë prej tyre janë të mbushura me kimikate që mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Ne ju sugjerojmë disa maska natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë.
Lëng limoni: lëngu i limonit ju ndihmon për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur. Provoni të aplikoni lëng limoni të pastër në zonën ku keni njolla dhe lëreni atë për 20 deri në 30 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, holloni lëngun e limonit me ujë.
Një tjetër mundësi është të përzieni sheqer ose kripë deti me lëng limoni për të bërë një pastë. Përdoreni këtë pastë si pastrim. Aplikojeni disa herë në javë. Duhet të kalojë një muaj para se të shikoni ndonjë rezultat.
Shafrani i Indisë: Gratë indiane kanë përdorur shafranin e Indisë si një trajtim natyror bukurie. Shafrani i Indisë trajton njollat e errëta.
Për të përgatitur një maskë nevojiten këto përbërës: përzieni ¼ lugë çaji pluhur shafran i Indisë me 2 deri 3 lugë miell , ½ lugë çaji vaj ½ lugë çaji qumësht, dhe disa pika lëng limoni ose lëng kastraveci. Përziejini mirë për të bërë një paste. Sigurohuni që pasta nuk është shumë e holluar me ujë. Shtoni miell më shumë nëse ndodh kjo. Aplikoni maskë në fytyrë ose zona të tjera të prekura, mbajeni 10 minuta. Hiqeni maskën me ujë të ngrohtë duke bërë lëvizje rrethore. Përdoreni një herë ose dy herë në javë.
Aloe Vera: Fuqitë e saj shëruese rigjenerojnë lëkurën dhe luftojnë njollat e errëta të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Masazhoni fytyrën me xhelin e nxjerrë prej aloe verës në zonat e prekura dy herë në ditë dhe do të shihni rezultate brenda një muaji./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


