Zbuloni personalitetin nga forma e thonjve

Nëse keni thonj të gjatë dhe drejtkëndësh: tregojnë se keni një personalitet të zjarrtë dhe jeni shumë të shoqërueshëm. Preferoni eksperiencat e reja edhe pse nuk e humbisni kurrë kontaktin me realitetin.

forma e thonjveNëse keni thonj të gjëra dhe të sheshta: tregojnë për një personalitet analitik, tepër aktiv, të aftë të flasë vetëm në momentin e duhur. Jeni persona që dini të jepni këshilla të mira dhe doni të studioni e të krijoni gjëra të reja.

Thonj të shkurtra dhe rrethore: tregojnë për një personalitet kreativ, keni qejf të argëtoheni dhe tërhiqni në mënyrë të natyrshme çdo person që ju rrethon. Jeni miq besnikë dhe ju vini në ndihmë të tjerëve në momentet më të vështira.

Formë e parregullt dhe e vogël : tregojnë se keni një personalitet të ndjeshëm, por që nuk jeni të aftë të shpreheni lehtësisht. Shpesh dukeni si persona moskokëçarës dhe të ftohtë. Në të vërtetë, brenda jush ziejnë stuhi të vërteta ndjenjash.

Të sheshta: janë simbol i personalitetit konkret dhe punëtor. Nëse keni këtë formë thonjsh jeni persona që  keni lindur për të qenë lider dhe për tu vendosur në pozicione pune që kanë përgjegjësi. Bëni çdo gjë me seriozitet, edhe pse dini mirë se si të argëtoheni.

Trekëndësh:tregon për një personalitet të guximshëm, të gjallë, të pasionuar dhe kokëfortë. Jeni persona që dini gjithmonë se çfarë doni dhe se si ta merrni atë që doni, veçanërisht në punë.

Ovale dhe të gjatë: simbolizojnë një personalitet shumë kreativ, të qetë dhe të sjellshëm. Keni  fantazi dhe u pëlqejnë gjërat e bukura. Jeni persona që i bëni gjërat me zemër./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet