Nëse jeni diabetik provoni të kuroni sëmundjen nëpërmjet metodave natyrale, duke konsumuar zarzavatet dhe bimët e duhura. Një nga këto bimë është bamja, disa bamje të vendosura brenda një gote me ujë mund të bëjnë mrekulli për diabetin.
Njerëzit e konsiderojnë bamjen si një nga ushqimet më të mira, për shkak të vetive kuruese që ka. Bamjet përdoren për të kuruar diabetin gjithashtu për të parandaluar kancerin. Ato kanë shumë pak kalori dhe nuk japin efekte anësore, nuk përmbajnë yndyrna apo kolesterol.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi, bamjet përdoren për të ulur nivelet e glukozës në gjak menjëherë. Ka pasur një numër të konsiderueshëm njerëzish me diabet, të cilët kanë deklaruar se vënë re rënie të niveleve e sheqerit në gjak pasi pinë lëng bamje, e cila përgatitet thjesht duke i lënë bamjet në një gotë me ujë gjatë natës dhe pastaj konsumohen në mëngjes.
Ka edhe mënyra të tjera që bamjet mund të shtohet në dietën tuaj të tilla si: e gatuar si gjellë, tavë, sallatë, megjithatë, të vendosura në një gotë ujë është metoda më efektive për të kuruar diabetin./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


