A është e rrezikshme nëse ju thahet goja dhe gjuha? Çfarë e shkakton këtë fenomen?
Në bazë të përgjigjeve, dr. Robert Shmerling (profesor mjekësie në Shkollën Mjekësore të Havardit) renditi disa nga shkaktarët e tharjes së gojës:
Efektet anësore të barnave të ndryshme, si përshëmbull diuretikët.- Sëmundjet e tilla si Parkinsoni, diabeti, epilepsia, sëmundjet psikiatrike etj.
- Shytat ose infeksionet e tjera, veçanërisht nëse lidhen me dehidratimin.
- Terapitë e rrezatimit dhe kimioterapitë shkaktojnë tharje goje gjithashtu.
- Sindromat e lidhura me kushtet autoimune Sjogren ( ato në të cilat sistemi imunitar sulmon indet e trupit).
- Dëmtimet nervore, të cilat mund të vijnë pas një dëmtimi ose kirurgjie afër gjendrave të pështymës.
- Dehidratimi, nëse nuk pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës.
- Pirja e duhanit.
- Problemet me stomakun.
Përveç një ndjesie të bezdisshme, komplikimet e thatësisë së gojës mund të përfshijnë prishjen e dhëmbëve, plagë në gojë dhe vështirësi në gëlltitje. Goja e thatë nuk mund të konsiderohet si një fenomen i rrezikshëm, por nëse shoqërohet me kushte të tilla si diabeti apo sëmundje psikiatrike mund të ketë pasoja të rrezikshme shëndetësore.
Disa nga mënyrat që të menjanoni tharjen e gojës janë larja e dhëmbëve në mënyrë të shpeshtë, shpëlarja e gojës me ujë me flor në mënyrë që të zvogëloni shancet për dëmtimin e dhëmbëve. Konsumimi i lëngjeve është gjithashtu shumë i rëndësishëm.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


