Njihuni me medikamentin më të shtrenjtë në botë

Kur njerëzit flasin për medikamente të shtrenjta, ata zakonisht i referohen medikamenteve të tilla si Lipitor për kolesterolin e alexion_solirispackaginglartë që kushton 1.500$ në vit, Zyprexa për skizofreninë kushton 7000$ në vit,  ose Avastin për kancerin që kushton 50.000$ në vit. Megjithëse këto medikamente konsiderohen relativisht të shtrenjta, ato nuk janë medikamentet më shtrenjta në botë.

Shumica e këtyre medikamenteve të kushtueshme janë për trajtimin e sëmundjeve të rralla gjenetike që kanë prekur jo më pak se 10.000 pacientë. Alexion Pharmaceutical’s Soliris, është medikamenti më i shtrenjtë në botë dhe kushton 409.500$ në vit. Ky është një medikament që trajton një çrregullim të rrallë në të cilin sistemi imunitar shkatërron qelizat e kuqe të gjakut gjatë natës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera