Ushqimet pikante, ideale për jetëgjatësinë

Sipas studimeve të kohëve të fundit është theksuar se ushqimet pikante dhe me erëza reduktojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundje të ndryshme, kjo është konstatuar në bazë të disa të dhënave nGa analiza e më shumë se 485.000 njerëzve.

spec djegesPjesëmarrësit ishin regjistrar në 2004 dhe 2008 në disa studime mjekësore kineze. Hulumtuesit zbuluan se në një hark kohor prej 7 vjetësh kishte pasur 20.224 të vdekur.

Pas kontrolleve për historitë familjare, moshën, arsimin, diabetin, pirjen e duhanit dhe shumë faktorëve të tjerë, studiuesit konstatuan se nëse hani ushqime pikante, kryesisht spec djegës 1-2 herë në javë, rreziku për vdekje do të reduktohet në 10%. Konsumimi i ushqimeve me erëza pikante 5-6 herë në javë e reduktonte këtë rrezik në 14%.

Normat e sëmundjeve ishemike të zemrës, sëmundjet respiratore dhe kanceret reduktohen ndjeshëm nëse hani ushqime pikante. Studiuesit shpjeguan se nuk ka konkluzione rreth shkakut dhe pasojës, por vuri në dukje se kapsaicina, përbërësi kryesor në specat djegës ka efekte antioksidante dhe anti-inflamatore.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit