Sipas hulumtimeve, njerëzit që punojnë më shumë se 55 orë në javë kanë një rrezik prej 33% më të madh për t’u prekur nga sëmundjet koronare të zemrës, krahasuar me njerëzit e tjerë që punojnë me orare standarte.
Analiza e re përfshin të dhëna për më shumë se 600.000 njerëz në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Studimi ka për qëllim të evidentojë marrëdhënien ndërmjet orëve të punës dhe shëndetit kardiovaskular.
Pas kontrolleve për pirjen e duhanit, aktivitetin fizik, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin, studiuesit gjetën një rrezik në lidhje me sëmundjet e zemrës rreth një e treta më i madh në mesin e punëtorëve që punonin më shumë se 55 orë në javë, në krahasim me ata që punonin me orare standarte prej 35-40 orë në javë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


