Ja përse mund ta përdorni limonin

Pema e Limonit është  rritur që prej shekullit të 16 në Florida, më pas është sjellë në Botën e Re nga Kristofor Kolombi. Me përmbajtje të lartë të vitamisës C, limoni është  përdorur  për të mbrojtur trupin nga sëmundjet e ndryshme.

limon 23Ky frut i mrekullueshëm  gjithashtu përmban antioksidantë shtesë, të njohura si flavonoide, të cilat luajnë një rol të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit, dhe inflamacionit.

Në ditët e sotme limoni gjen përdorim në shumë fusha. Ja cilat janë ato:

Në gatim:

Kur gatuani oriz shtoni një lugë lëng limoni gjatë zierjes për të përfituar një shije të veçantë.

Për të përgatitur kuba akulli: vendosni disa feta limoni të ndara në copa të vogla tek katroret ku do të ngrijë akulli.

Për ti bërë zarzavatet të rezistojnë më gjatë: lerini në një tas me ujë dhe limon.

Për të përgatitur dhallë: shtoni disa pika limoni në një filxhan qumësht dhe pijeni pas 5 minutash.

Për përfitime shëndetësore:

Ndaloni kollën me limon: përzieni limon me mjaltë të nxehtë dhe shpëtoni nga kolla.

Shëroni dhimbjet e fytit: bëni gargarë me limon dhe do të qetësoni fytin e acaruar. Limoni ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

Evitoni skuqjen e lëkurës: lagni në lëng limoni një copë pambuku dhe aplikoni atë në rast të skuqjes së lëkurës.

Për bukuri:

 Piling: kombinim i lëngut të limonit me sheqer, vaj ulliri dhe mjaltë. Përdoreni për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e trupit.

Eviton puçrat në fytyrë: Lëngu i  limonit është një pastrues natyral. Aplikojeni  2 herë në ditë dhe mbajeni 10 minuta në fytyrë,  pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit