Çfarë thotë parfumi për personalitetin?

Ashtu si veshja, produktet kozmetike, bizhuteritë edhe parfumi flet për personalitetin tuaj- thotë Roja Dove, historiane parfumesh dhe autore e disa esencave. Lexoni çfarë thotë lloji i parfumit për personalitetin:

parfuumAroma: qitrus

Ju jeni: e prerë dhe e sigurtë

Ikonat që e përdorin: Gëyneth Paltroë, Natalie Portman, Victoria Beckham, Sienna Miller.

Këto aroma  të bëjnë mjaft femërore dhe lozonjare, pak koketë dhe tepër romantike. Femrat që përdorin parfume me këtë aromë kanë tendencë të jenë bukuri klasike me një sens të hollë humori. Ato janë të njohura për personalitetin e tyre të sigurtë dhe triumfoz.

Aroma: lulesh

Ju jeni: e freskët dhe e brishtë

Ikonat që e përdorin: Blake Lively, Emma Stone

Femrat që preferojnë parfumet me aromë lulesh janë me këmbë në tokë dhe kanë një ndjenjë të fortë feminiliteti, i cili reflekton në stilin e tyre. “Nëse stili i një femre është rastësor, asaj do t’i bashkëngjitet një rrëzëllitje dhe senc freskie”- thotë Carlos Benamin, ekspert parfumesh. Aroma e luleve tregon për një personalitet të brishtë dhe delikat, relaksues dhe dashamirës.

Aroma: drunjsh

Ju jeni: moderne dhe e guzimshme

Ikonat që e përdorin: Rooney Mara, Megan Fox

Aroma e fortë e drunjve tregon për një personalitet unik modern dhe shije të hollë. Gratë që përdorin aromat komplekse janë integruese, të artikuluara dhe vlerësojnë individualitetin dhe besnikërinë mbi gjithçka tjetër.

Aroma: mikse orientale

Ju jeni : pasionante dhe e zjarrtë

Ikonat që i përdorin: Rihanna, Scarlett Johannson, Ashley Olsen dhe Sarah Jessica Parker

Femrat që përdorin këto aroma janë sensuale, kanë një besim të qëndrueshëm në vetvete dhe nuk frikësohen për të treguar ndjeshmëritë e tyre. Aromat  orientale mund të jenë ato të myshkut, qelibarit, vaniljes, benzolike dhe mund të jenë çelësi i suksesit të joshjes suaj.

Aroma : klasike

Ju jeni: klasike dhe elegante

Ikonat që i përdorin: Cate Blanchett, Karlie Kloss

Këto llojë aromash tregojnë për një personalitet të rafinuar dhe elegant që duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Aroma: festive të ëmbla

Ju jeni: argëtuese dhe koketë

Ikonat që i përdorin: Taylor Swift, Olivia Palermo

Femrat që përdorin aroma shumë të ëmbla dhe festive janë koketa dhe sociale në të njëjtën kohë. Ato kanë gjithmonë një arsye për të buzëqeshur, megjithëse i marrin gjërat seriozisht. Këto femra janë të hapura për miqësi të reja dhe janë shumë besnike ndaj njerëzve që i bëjnë të ndihen mirë dhe të buzëqeshin.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer