Beqarë dhe të lumtur

Të gjithë hamendësojnë nëse njerëzit beqarë  mund të jenë të lumtur apo jo. Sipas studimeve të fundit shkencore, lumturia nuk ka lidhje me të qënurit vetëm ose çift.

beqareStudimi, i titulluar “Për fat të mirë Single”, është kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Aukland në Zelandën e Re dhe pohon se njerëzit janë me temperamente të ndryshme dhe qëllime të ndryshme për jetën,  për këtë arsye ata i përjetojnë situatat në forma të ndryshme nga njëri- tjetri.  Hulumtuesit anketuan 4.000 të rritur dy herë, kur kanë qënë çift dhe kur kanë qënë beqarë.

Njerëzit me “sjellje indiferente” dhe karakter konfliktual, ishin më të lumtur vetëm sepse marrëdhëniet ofrojnë shumë mundësi për konflikte të padëshiruara dhe stres social. Nga ana tjetër, njerëzit të cilët  janë të qetë dhe nuk kanë natyrë konfliktuale janë më të lumtur në një  marrëdhënie.

Është një bashkëveprim kompleks i mënyrës se si  ndjeheni me veten, si jeni në një marrëdhënie në përgjithësi, dhe si  jeni në marrëdhënien e duhur. Këto rezultate të reja kërkimore  tregojnë se janë vetë njerëzit që i bëjnë martesat e lumtura ose të dështuara.

Ky studim na ndihmon të kuptojmë se pse disa njerëz ndjehen mirë vetëm, e disa të tjerë ndjehen mirë në marrëdhënie./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?