Njihuni me shifrat marramendëse të ushqimeve më të shtrenjta në botë

Shumica e njerëzve e dashurojnë ushqimin, por në bazë të buxhetit të tyre. Ushqimet që do t’ju rendisim janë nga ato lloje ushqimesh që do t’jau linin kuletën bosh për një kohë të gjatë.

havjarHavjari është quajtur ushqimi i multimiliarderëve dhe me të drejtë! Një kuti e vogël e këtij havjari kushton rreth 24.000£. Nëse kërkoni një sasi shumë të vogël havjari në pjatë nuk do t’ju kushtojë më pak se 1000£.

 

 

yaugu beefBifteku Wagyu: nëse dashuroni mishin e pjekur, atëherë bifteku Wagyu do të ishte një zgjidhje ideale, ose ose thuajse ideale, nëse do t’jau “mbante xhepi” sigurisht. Një porcion i vogël i këtij lloj bifteku kushton rreth 200£. Do të pyesnit pse është kaq i veçantë? Sepse ky lloj bifteku vjen nga disa lopë të ushqyera me një dietë të veçantë.

 

-kopi-luwak-coffeeKafe “Civet aka Kopi Luwak”: kjo është një pije delikate që e ka origjinën nga Azia Jugore. Për adhuruesit e kafes do t’ju thonin se një filxhan kushton 325£.

 

shafranShafrani: ju do të habiteni se sa e shtrenjtë dhe e çmuar është kjo “barishte”, e bërë nga lulja krokus e shafranit. Vlera e tij fillon nga 350£ për një kilogram.

 

kerpudhe e zezeKërpudha e zezë: kjo mund të quhet absolutisht një kërpudhë e çmuar për shkak të vlerës që ka. Një kërpudhë e tillë kushton jo më pak se 1420£.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet