Shëndeti vaginal është diçka për të cilën shumë gra shqetësohen. Maja( infeksion mykotik) dhe infeksionet bakteriale, infeksionet e traktit urinar apo infeksione të tjera mund të jenë të pakëndshme dhe të dhimbshme. Rreth 75% e grave të marrë të paktën një infeksion maja gjatë jetës së tyre.
Ushqimet dhe pijet kanë efekt të ndryshëm në funksionimin e organeve të trupit, disa ju japin energji, ndërsa të tjera punojnë kundër tij. Nuk është çudi, ajo që ne hamë gjithashtu ka ndikim në shëndetin e vaginës. Ja një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do t’ju ndihmojë të forconi dhe të përmirësoni shëndetin tuaj vaginal:
Kos natyral: luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e higjenës vaginale , duke qënë se përmban acid lufton infeksionet maja. Kur të blini kos, sigurohuni të mos përmbajë sheqerna.
Lëng boronicë: lëng i pastër boronice është i njohur për efektin në fshikëz. Ky lëng parandalon infeksionet e traktit urinar. Shumica e lëngjeve të boronicës që gjenden në dyqane, për fat të keq përmbajnë shumë sheqer për t’i shërbyer qëllimit të tij shërues. Eshtë më mirë ta përgatisni vetë lëngun me boronica të freskëta. Provoni ti përzieni me kos, japin efekte të mahnitshme.
Hudhër: hudhra është e njohur për vetitë e luftimit të mikrobeve. Për rezultate më të mira, konsumoheni të papërpunuar. Në qoftë se vuani nga një infeksion maja (candida), konsumimi i hudhrës rekomandohet nga mjekët. Ajo në mënyrë efektive parandalon simptomat e infeksionit. Vendosni një thelb hudhër të pastruar në vaginë dhe lereni gjatë gjithë natës. Përsëriteni trajtimin për tri netë rresht. Mund të tingëllojë e çuditshme por do t’ju largojë infeksionin.
Fruta dhe perime të freskëta: frutat dhe perimet e freskëta përmirësojnë shëndetin tuaj vaginal. Vitamina C është e njohur si përforcuese e sistemit imunitar. Frutat agrumet, luleshtrydhet, kivit, speca jeshile dhe të kuqe dhe brokoli janë të gjitha të pasura me vitaminë C. Zarzavatet me gjethe duhet të konsumohen me bollëk. Ato ndihmojnë për të parandaluar thatësinë vaginale. Mundohuni të hani shumë spinaq, lakër jeshile, lakër dhe zarzavate të tjera me gjethe.
Avokado është një tjetër çudi e natyrës që stimulon shëndetin vaginal. Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


