Suplementet më të mira natyrale për energjinë

Shumë prej njerëzve përdorin pije energjike dhe kafe për të fituar energjitë e humbura, kjo mund të jetë një alternativë, por nuk është aspak e shëndetshme. Nëse doni t’i shtoni trupit energji atëherë është mirë që përdorni suplemente natyrore, të cilat janë edhe më të shëndetshme.

spirulinaXhensen: megjithëse nuk është një suplement gjerësisht i përhapur, ai është përdour në mjekësinë Lindore për qindra vjet me rradhë dhe është një nga përbërësit më të mirë për fitimin e energjive. Xheseni posedon një seri përfitimesh shëndetësore, duke ndihmuar në stimulimin e sistemit qendror nervor, lufton lodhjen dhe përballet me stresin në mënyrë efikase.

Spirulina dhe algat: kanë një pasuri përfitimesh shëndetësore. Spirulina është një shtojcë popullore e energjisë. Ajo është një lloj baze algash deti dhe është zbuluar mijëra vite më parë. Spirulina përmban një ylber të vërtetë vitaminash dhe mineralesh, gjithashtu është një burim mjaft i mirë proteinash.

Mjalti: tashmë dihet se mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe ka një sërë përfitimesh shëndetësore. Mjalti përmban minerale, enzima, vitamina dhe amino acide esenciale. Ai është gjithashtu mjaft efektiv në dhënien e energjive.

Vitaminat B: lodhja vjen si pasojë e mungesës së vitmaninave. Nëse ndiheni të pafuqishëm, provoni një shtesë vitaminash B për të rritur nivelet e energjisë në mënyrë të sigurtë.

Portokalli i hidhur: ky është një agrum që i fal gjallëri trupit. Ai është një stimulues efektiv në dhënien e energjive.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?