Çfarë e dëmton shëndetin tuaj mendor

Ecja shtrembër: Mënyra si ecni mund të ndikojë shumë në shëndetin tuaj mendor, thotë një studim i publikuar në gazetën  “Sjellje, terapi dhe eksperimente të Psikiatrisë”. Hulumtuesit konstatuan  se kur subjekteve iu kërkua të ecnin me supet përkulur, ata filluan të mendonin për gjërat negative. Ngrini mjekrën dhe drejtoni shpatullat mbrapa për të mbajtur mendimet pozitive prane jush.

shendet mendorFotografimi i gjithçkaje: sipas një studimi, fotografitë ju pengojnë për tu ndjerë pozitivë dhe të lumtur. Shpesh herë ju kujtojnë momente dhe njerëz prandaj është më mirë nëse fokusoheni tek gjërat e bukura të jetës tuaj duke i përjetuar, jo duke i fotografuar ato, thotë Diedra Klai, psikologe dhe bashkëpunëtore në departamentin e Psikologjisë së Këshillimit në Universitetin Bastyr në Kenmore, Uash.

Ju nuk ushtroheni: në qoftë se bëni  aktivitet fizik tre herë në javë, rreziku për të qenë në depresion ulet 19%, sipas një studimi të ri të Psikiatrisë. Thjesht dilni dhe ecni, ky aktivitet do të mbajë mëndjen tuaj aktive.

Jeni në një marrëdhënie problematike: ndonjëherë njerëzit e kanë të vështirë të pranojnë se ankthi, stresi dhe depresioni i tyre vijnë nga një marrëdhënie jo e lumtur. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe qëndroni në marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtura. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin