Vajrat aromaterapike (esenciale) që kurojnë ftohjet dhe dhimbjet e kokës

Çfarë është aromaterapia?

Aromaterapia ka të bëjë me përdorimin e bimëve aromatike në vajra esenciale, të cilat ndryshojnë humorin e individit, përmirësojnë shëndetin psikologjik dhe atë fizik. Aromaterapia mund të zbatohet përmes nuhatjes ose përmes masazheve. Ja disa nga bimët që janë mjaft efektive për të parandaluar sëmundje të ndryshme nëse përdoren si vajra esenciale:

vaj esencialVaj levandoje: personat që vuajnë nga pagjumësia dhe çregullimet e tjera të gjumit duhet të përdorin vaj livandoje për ta shmangur këtë problem. Vaji i livandës përdoret edhe për të zbutur ankthin dhe stresin.

Vaji i mentes (nenexhikut): në studimet e viteve të fundit është treguar se mentja mund të nxjerrë vajra esenciale mjaft të dobishme për të kuruar dhimbjet e kokës dhe migrenës. Ky vaj mund të përdoret edhe për sinuset dhe mukusin e ndërtuar.

Vaji i limonit: limoni shërben si disifektues dhe pastron lëkurën, flokët etj. Vaji i limonit mund të përdoret për të mënjanuar dhimbjet e fytit dhe kokës. Në një gotë ujë hidhni 3-4 pika vaj limoni dhe pijeni sa herë të keni probleme të tilla.

Studimet kanë treguar se vajrat esenciale me aromë të fortë ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe rimëkëmbjen e shëndetit nga gripi dhe ftohjes. Këto vajra vetëm përmes nuhatjes apo masazheve mund të ndihmojnë në mënjanimin e baktereve dhe viruseve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit