A e kishit besuar ndonjëherë se të flinit me një copë qepë nën çorape do të bënte mrekulli në shëndetin tuaj? Në mjekësinë kineze besohet se këmbët kanë një lidhje të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë e të gjitha organet e brendshme.
Qepa dhe hudhra kanë një aftësi të mahnitshme për të absorbuar bakteret dhe për të pastruar trupin. Acidi fosforik, substancë që vjen nga qepa, hyn në gjak dhe ndihmon në pastrimin e gjakut dhe eleminimin e baktereve dhe viruseve.
Sipas mjekësisë kineze thuhet se nëse fusni një copë qepë nën çorape dhe e mbani për gjithë natë do të parandaloni një sërë sëmundjesh dhe do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm. Përdorni qepën organike që të mos kenë pesticide dhe kimikate. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në pastrimin e gjakut, eliminimin e baktereve dhe mikrobeve patogjene, pastrimin e ajrit, stabilizimin e temperaturës së trupit etj.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


