Si janë dhimbjet që vijnë nga migrena

Artan Haruni, Neuropediater

Migrena është një problem neurologjik që karakterizohet nga dhimbja kronike dhe intense e kokës për orë ose ditë të tëra.

migrena Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdo lloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese, si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flesh drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes, si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës.

Ende nuk ka një kurë që ta shërojë si sëmundje. Mjekimi ka si qëllim të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e migrenës.

Është ndoshta dhimbja më e shpeshtë e kokës në fëmijë, veçanërisht në moshën shkollore. Mund të përkufizohet si dhimbje me kriza të përsëritura, zakonisht 1-2-orëshe, të ndërthurura me periudha pushimi. Krizat paraprihen në një përqindje nga aura motore ose sensore. Migrena pa aura është më e shpeshtë në fëmijë.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me funksionin e mëlçisë
Kura befasuese për migrenën, pa efekte anësore
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Njihet si organ thelbësor për qindra procese të trupit, çfarë ndodh me mëlçinë tuaj nëse ndaloni së piri alkool