Sheqeri dhe kripa janë një kombinim jo shumë i njohur, por nëse keni probleme me gjumin, kjo mënyrë është shumë e dobishme. Përzierja e kripës me sheqerin nuk duhet të konsumohet në sasi të larta, por nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, kanë një sërë përfitimesh të dobishme për përmirësimin e imunitetit, dhimbjen e kokës dhe pagjumësinë.
- 1 lugë çaji kripë deti
- 5 lugë çaji sheqer
Raporti ndërmjet këtyre përbërësve duhet të jetë gjithmonë 1 me 5. Kombinimi i këtyre përbërësve duhet të mbahet në një kavanoz qelqi të pastër.
Përdorimi: merrni një majë luge nga përzierja dhe mbajeni nën gjuhë para se të flini. Ato do të shkrihen shumë shpejt.
Natriumi i kripës ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes dhe prodhimin e energjisë. Glukoza e sheqerit është një shtesë shumë e vlefshme për dhënie energjie dhe mbrojtjen e qelizave. Këta 2 përbërës janë shumë të dobishëm për të luftuar stresin, i cili shkakton çekuilibër në metabolizëm dhe ju bën të paaftë për t’u çlodhur gjatë natës.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


