Ja si ta përdorni pastën e dhëmbëve (siç nuk e kishit imagjinuar më parë)

Nëse keni menduar se pasta e dhëmbëve kryen vetëm funksionin parësor, atë të larjes së dhëmbëve, atëherë e keni shumë gabim. Këtu do t’ju paraqesim disa mënyra alternative se si ta përdorni pastën e dhëmbëve, përtej funksionit parësor:

paste dhembeshssPastron lavamanin: nëse keni njolla që vështirë që mund t’ju hiqen nga lavamani i banjës, atëherë provoni t’i lani ato me pastë dhëmbësh. Hidhni pak pastë dhëmbësh mbi lavaman dhe me anë të një sfungjeri fërkojini njollat dhe ato do të zhduken tërësisht.

Pastron pasqyrat: nëse pasqyra është e mbushur me avull ose me njolla, mënyra më e mirë për ta pastruar do të ishte pasta e dhëmbëve.

Pastron këpucët/atletet: nëse atletet e bardha kanë marrë ngjyrë hiri, atëherë pastrojini me pastë dhëmbësh dhe ato do të marrin bardhësinë e mëparshme. Fshini edhe këpucët me pak pastë dhëmbësh për t’u dhënë atyre shkëlqim.

Pastron hekurin e hekurosjes: shpesh pjesa e poshtme e hekurit (ajo metalikja) merr ngjyrë kafe dhe akumulon shtresa që ngjiten nga stamtat e rrobave. Do të ishte e tmerrshme të hekurosnit një këmishë të bardhë me këtë hekur, apo jo? Mënyra më efektive për të pastruar hekurin, do të ishte përmes një lecke dhe paste dhëmbësh.

Fshin shkarravinat e fëmijëve në mur: fëmijët bëjnë shumë vepra kreative mbi mur. Mënyra më efektive për t’i zhdukur ato do të ishte t’i pastronit me një furçë dhe pastë dhëmbësh.

Pastron produktet e metalit: bizhuteritë, bravat e dyerve etj do të fitonin shkëlqimin e mëparshëm nëse i pastroni me pastë dhëmbësh.

Heq gërvishtjet e DVD-ve: mos u mërzisni nëse DVD-ja e filmit tuaj të preferuar është gërvishtur, ajo mund të pastrohet me anë të një paste dhëmbësh (pa kokrriza) dhe me një peshqir të butë.

Heq erën e keqe: enët plastike mbajnë erë shumë të keqe pas mbajtjes së ushqimeve. Nëse doni ta zhdukni këtë erë, lajini enët me pak pastë dhëmbësh.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës