Keloidi është një defekt në lëkurë, ai del në formë gunge mbi sipërfaqen e lëkurës në ngjyrë të kuqe dhe me shkëlqim/ keloidet ndryshojnë nga plagët dhe çka është më e rëndësishme është se ato mund të mos zhduken me kalimin e kohës pa aplikimin e
medikamente. Në vend të përdorimit të medikamenteve dhe produkteve kimike për zhdukjen e tyre, ne do t’ju paraqesim një ilaç natyral për kurimin dhe zhdukjen e tyre.
Këto gunga mbi lëkurë nuk janë të dhimbshme, por mund t’ju shkaktojnë kruarje nëse i prekni shpesh.
Ato paraqiten më së shumti pas shërimit të parregullt të ndonjë plage. Kur trupi i njeriut është i plagosur, ai prodhon një lloj proteine të njohur si kolagjen dhe nëse kjo proteinë prodhohet tepër, atëherë ajo shkakton keloide.
Keloidet zakonisht shfaqen tek njerëzit nga mosha 10 – 30 vjeç. Këtu do t’ju paraqesim një recetë që do t’ju ndihmojë në zhdukjen e këtyre gungave.
Shtoni një gjysmë luge çaji kripë dhe disa pika vaj esencial (rozmarine, lini, limoni etj) në ujë të nxehtë dhe përdoreni këtë përzierje për të pastruar plagët dhe për të trajtuar inflamacionin e lëkurës. Vendosni një peshqir pambuku me përzierjen mbi keloid për 15 – 20 minuta. Trajtimi duhet të përsëritet 2-3 herë në ditë dhe rezultatet pozitive do arrihen brenda pak ditësh.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


