Dhimbjet për të cilat duhet të shqetësoheni

Disa lloje dhimbjesh nuk kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme, por nëse dhimbja është kronike dhe shoqërohet me ethe apo simploma të tjera, atëherë ky është një shkak për t’u shqetësuar.

Lexoni llojet e dhimbjeve që nuk duhen injoruar asnjëherë:

dhimbje trupiRrufat e shoqëruara me dhimbje të mëdha koke: nëse dhimbjet e kokës janë intensive dhe kronike, atëherë ato janë një problem për t’u shqetësuar. Këto lloje dhimbjesh mund të jenë simptoma të migrenës, sinozitit, probleme me enët e gjakut, probleme në tru etj.

Dhimbjet në mes të gjoksit: nëse këto dhimbje janë të vazhdueshme dhe shoqërohen apo pasohen nga vjellje, gulçime apo dhimbje nofullash, dhimbje muskujsh atëherë këto janë sinjalizues të mundshëm të ndonjë ataku në zemër, artriti etj.

Dhimbje mesi: nëse këto dhimbje shoqërohen me ethe, të vjella apo urinim të shpeshtë mund të jenë simptoma të ndonjë sëmundje në veshka. Këto dhimbje nuk duhet të injorohen asnjëherë.

Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut: zakonisht këto lloje dhimbjesh mund të përhapen nga pjesa qëndrore e barkut në anën e djathtë të tij dhe mund të bëhen të forta brenda 24 orëve. Nëse dhimbjet bëhen intensive dhe të padurueshme, mund të keni probleme me apandesitin dhe akumulim bakteresh në bark, të cilat mund të infektojnë të gjithë trupin.

Dhimbje menstruale që nuk përmirësohen me ilaçe: nëse dhimbjet e tilla nuk lehtësohen me ilaçe, atëherë këto dhimbje mund t’ju vijnë për shkak të indeve endometriale jashtë mitrës. Ju nuk duhet t’i injoroni asnjëherë këto dhimbje sepse mund të ndikojnë në fertilitet.

Dhimbje dhëmbi të padurueshme që ju zgjojnë nga gjumi: nëse keni këto dhimbje, të nesërmen duhet të shkoni patjetër tek stomatologu, mund të jenë simptoma të kalbjes apo infeksionit të dhëmbëve.

Dhimbje gishtërinjsh me ndjesi si shpim gilpërash: mund të keni probleme me shtyllën kurrizore dhe, nëse nuk e kuroni, mund të dëmtojë nervat e tij.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?