Çfarë ndodh nëse kafshoni thonjtë

Kafshimi i thonjve është një problem që prek jo pak njerëz. Ky fenomen ndodh zakonisht kur njerëzit janë në gjendje ngrenia e thonjvenervozizmi apo stresi. Ngrënia e thonjve nuk është vetëm një fenomen i shëmtuar, por i bën keq edhe shëndetit. Kur kafshoni thonjtë, bakteret mund të futen lehtësisht nga goja në trup dhe ky mund të jetë një faktor për zhvillimin e sëmundjeve.

Siç e kemi përmendur dhe në postime të mëparshme, thonjtë tregojnë edhe për gjendjen tuaj shëndetësore. Kështu, kur thonjtë janë të bardhë, mund të tregojnë një problem me aneminë. Kur keni mungesë proteinash, atëherë mund të ndodhë që thonjtë t’ju thyhen shpejt.

Zakoni i keq i ngrënies së thonjve mund të ndikojë edhe në prishjen e dhëmbëve dhe zhvendosjen e tyre. Nëse doni ta mënjanoni këtë zakon, mbani çamçakëz në gojë ose lyeni gishtat me ndonjë lëng të hidhur.

Përgatiti për “Shëndet+”: Xhovana Kodra

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer