Blerina Bombaj, dietologe
Për brumin:
- 1/2 gotë tërshërë të bluar
1/2 gotë miell arrë kokosi- 3/4 gotë hurma Arabie
- Pak kanellë
- 6 lugë të mëdha lëng portokalli
- Pak kripë
Mbushja:
- 1 gotë fiq të tharëe
- 1/2 gotë ujë të nxehtë
- Lëkurën e 1 portokalli
- 1/2 lugë të vogël vanilje
Përgatitja:
Për brumin: Bluani së bashku tërshërën, arrën e kokosit, hurmat, kripën, kanellën derisa të thërrmohen hurmat. I shtoni pak nga pak lëngun e portokallit që të lidhet.
Mbushja: Vendosni fiqtë në ujë të nxehtë të zbuten për 30 min. I bluani me gjysmën e ujit. I bluani gjithë përbërësit e mbushjes me gjysmën e gotës së ujit ku janë zbutur fiqtë.
Punoni brumin në forma katrore dhe i palosni pasi t’i mbushni përmbajtjen e fiqve.
Një ushqim kalorik, por super i ushqyeshëm, i parezistuesheëm!


