Në kuadër të fushatës globale “ Youth Voice” shoqata Together for Life organizoi një aktivitet në qëndrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, në Tiranë.
Përfaqësuesit e shoqatës morën pjesë në një orë mësimi të zhvilluar nga mësueset e kësaj qendre, për tu njohur më nga afër me kërkesat dhe dëshirat që këta të rinj kanë si dhe për të folur mbi të drejtat që ata gëzojnë me ligj.
Ata ishin të ndërgjegjshëm për aksesin e pakët që ju ofrohet në shërbimet shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe ato të punësimit të cilat janë të pakta dhe të një cilësie të dobët.
Disa nga të rinjtë që ndodhen në këtë qendër u shprehën se kishin dëshirë të arsimoheshin më tej e disa të tjerë kërkonin mundësi për tu angazhuar në një punë.
Nëpërmjet mesazheve të shumta që dhanë, ata bënë një ftesë të hapur për shoqërinë civile, donatorët dhe institucionet për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të tyre në jetën politike, sociale, ekonomike e kulturore.
Ky aktivitet u mbështet nga UNFPA











