Një lloj çaji që lehtëson dhimbjet e artritit

Artriti është një nga sëmundjet më të përhapura tek të rriturit. Shumica shkojnë tek mjekët dhe marrin ilaçe për të ulur nivelin e dhimbjeve. Por ilaçet kanë efektet anësore, kështu që nuk është keq sikur të përdorim forma alternative.

ArtritiÇaj me mjaltë dhe kanellë

Në një studim të fundit të Universitetit të Kopenhagenit doktorët i trajtuan pacientët e tyre me çaj me një lugë mjaltë dhe gjysmë luge kanellë para se të hanin mëngjes. U zbulua se brenda më pak se një jave, 73 nga 100 pacientët e trajtuar kishin qetësim të plotë të dhimbjes. Doktorët e vazhduan këtë për një muaj dhe pothuajse 100% e pacientëve që ishin të paaftë të lëviznin për shkak të dhimbjeve, ishin të aftë të lëviznin sërish me pak vështirësi.

Për të bërë një çaj në shtëpi, shtoni një lugë pluhur kanelle dhe dy lugë mjaltë në një tenxhere me ujë të nxehtë. Çaji me mjaltë e kanellë është gjithashtu i mirë edhe për sëmundje të tjera, jo vetëm për artritin./ Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis