Uji me limon është i shëndetshëm? Po. Vetëm një limon i shtrydhur në një gotë ujë mund të bëjë mrekulli në trupin tuaj.
Limoni përmban vitaminë C, kalcium, magnez, hekur dhe vitamina B-kompleks dhe mund të jetë shumë i mirë për dhëmbët. Megjithatë, sigurohuni që ta holloni me ujë dhe më pas të lani dhëmbët.
Lëngu i limonit ndihmon me tretjen dhe rregullon problemet e lëkurës, pasi është i mbushur me antioksidues dhe ju ndihmon të luftoni rrudhat.
Ky frut është një detoksifikues i fuqishëm kur përzihet me ujë.
Limonët kanë një lloj fibre bimore të quajtur pektinë dhe ndihmojnë lëvizjen e zorrëve, zorrës së trashë, duke e mbajtur të pastër. Gjithashtu, limoni vepron si një antibakterial i fuqishëm.
Lëngu i limonit ndalon bakteret nga shumëzimi, redukton dhimbjet dhe inflamacionin, sidomos tek moshat e treta. Prandaj rekomandohet ta konsumojnë sa më shumë.
Nëse keni probleme me mëlçinë, mundohuni të konsumoni lëng limoni sa më shpesh dhe do të shikoni përmirësime.
Janë një seri sëmundjesh dhe problemesh që mund të luftohen nëpërmjet limonit. Tani mund të vendosni ju nëse ia vlen të përdorni limon apo të pini ilaçe. /Përgatiti për “shendeti.com.al”: Elena Beta


