Sallatë dietike, për peshë ideale

Nga kuzhinieri i “Te Stela Resort”

Përbërësit për 4 persona:

  • sallate 6Sallatë jeshile
  • Lakër e kuqe (italiane), e grirë
  • 2 speca të kuq
  • 2Portokaj të qëruar
  • Uthull balsamike
  • Vaj ulliri, kripë
  • 1 portokall për dekorim

Përgatitja:

Sallatën jeshile të grirë e hedhim në një enë inoksi me formë të rrumbullakët, specin e kuq e presim ne copa rrumbullake dhe e bashkojmë me sallatat e tjera. Portokallin e qëruar e presim në gjysëm rrethi dhe e bashkojmë me përbërësit e tjerë. Kjo sallatë është kombinim i perimeve me frutat. I shtojmë vajin e ullirit, uthullën balsamike, kripën dhe bëjmë marinizmin e sallatës duke e përzierë mirë. Mbasi bëhet përzierja e shpërndajmë nëpër pjata të cilat i dekorojmë me portokallin e paqëruar, sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë