Alkooli, rreziqet që ekzistojnë për shëndetin

alkoolSi jepet ndihma dhe aplikimi i Kodit të Heshtjes. Kategoritë më të rrezikuara nga përdorimi i tij

Alkooli mund të ketë ndikime të ndryshme negative. Ekzistojnë rreziqe që lidhen me konsumimin e tij përtej normave të lejuara, qoftë edhe një sasi e vogël alkooli e redukton koncentrimin, aftësinë reaguese dhe gjykuese, gjë që mund të shtojë, në mes të tjerash, gatishmërinë për rrezikim. Në këtë aspekt përfshin edhe rrezikun aksidentues.

Konsumimi i lartë dhe i tepruar i alkoolit dëmton pothuajse çdo organ të njeriut dhe çon dhe në probleme psikike dhe sociale.

Edhe dhuna brenda dhe jashtë familjes lidhet shpesh me problemet e alkoolit.

Por disa njerëz nuk duhet të konsumojnë fare alkool, të tillë si kategoritë që janë të listuar në tabelë.

Ndihma dhe Kodi i Heshtjes

Po të keni ndonjë problem me alkoolin, nuk duhet të ngurroni për t’iu drejtuar mjekut të familjes, i cili do t’ju ofrojë këshilla të shkurtra për të mos përdorur alkool mbi normat e lejuara.

Këshillimi është falas, ndërsa këshilltarët i nënshtrohen detyrimit të heshtjes. “Prindërit janë të vetmit njerëz të rëndësishëm që mund të ketë ndikim dhe presion në vendimet e fëmijëve të tyre rreth pirjes së duhanit, alkoolit apo drogës”.

Alkooli drekeKATEGORITË QË NUK DUHET TË PËRDORIN ALKOOLIN

Gratë shtatzëna ose ato që e planifikojnë një shtatzëni.

Drejtuesit e automjeteve.

Personat që punojnë në punë të cilat kërkojnë vëmendje të mëdha (me makineri me shpejtësi të madhe)

Persona që marrin medikamente të caktuara me ose pa recetë.

Persona me gjendje shëndetësore të cilët mund të përkeqësohen nga konsumimi i alkoolit.

Alkoolistët në kurë e sipër.

Të rinjtë nën 18 vjeç.

Alkooli dhe aksidentet rrugore

Si ndikon alkooli në drejtimin e automjetit dhe aftësi të tjera të ngjashme?

Edhe sasi të vogla alkooli ndikojnë në aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin: ulja e reflekseve, reagimi juaj mund të jetë më i ngadaltë kur diçka e papritur ndodh, si afrimi i një makine tjetër, shfaqja e papritur e kalimtarëve.

Keni gjykim të varfër.

Ju mund të keni probleme në gjykimin e shpejtësisë së automjetit tuaj ashtu sikurse edhe të automjetit tjetër. Ju gjithashtu mund të keni probleme në gjykimin e distancave.

Shikim dhe dëgjim në gjendje jo të mirë.

Pas konsumimit të alkoolit, ju mund të mos shikoni afrimin e një automjeti nga një rrugë anësore apo të kalimtarëve që kalojnë rrugën. Gjithashtu mund të mos dëgjoni kambanat paralajmëruese apo borinë e një makine tjetër.

Koordinim i varfër

Ju mund të keni probleme në kryerjen e më shumë se një veprimi në një kohë. Veçanërisht në raste urgjence.

Ndjenja jo të forta besimi

Pas konsumimit të alkoolit, ju mund të ndiheni më i sigurtë në vetvete, por në fakt ju do të jeni më pak të aftë për të përballuar ngjarje të papritura. Ju mund të merrni përsipër rreziqe të cilat nuk do t’i merrnit në gjendjen normale.

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit