Cila është koha me e mirë “për të bërë dashuri” (sipas moshës që keni)

Kur bëhet fjalë për trupin e njeriut, duhet të dini se është i ndikuar nga ndryshimet që ndodhin  në organizëm në lidhje me rrezet e diellit.

mosha 40 vDr Keli, bashkëpunëtor në hulumtimin e Universitetit të Oksfordit  në lidhje me këtë temë shpjegon: “Trupi ndryshon me moshën” dr. Keli thotë gjithashtu se njerëzit kryejnë marrëdhënie më të shpeshta seksuale kur janë të lirë nga angazhimet,  për shembull kur shkojnë për pushime.

Por cila është koha më e mirë për të bërë dashuri nisur nga mosha që keni? Ne kemi disa udhëzime nga ekspertët:

Kur jeni në të 20-tat: Ora 15.00 është më e përshtatshmja. Kjo është koha kur organet kanë kulmin e energjisë. Ai gjithashtu rekomandon zgjimin në orën 09:30 dhe gjumin në orën 01:00.

Kur jeni tek të 30-tat: 08:20 (në mëngjes) është ora e artë për të bërë dashuri. Rrezet e diellit rrisin testosteronet tek meshkujt dhe stimulojnë hipotalamusin, pjesa e trurit që kontrollon lirimin e hormoneve.

Njerëzit tek të tridhjetat duhet të zgjohen më herët (08:10), se ata që janë në të njëzetat e tyre, sipas dr. Kelit. Një 30-vjeçar ka nevojë për të ngrënë darkë rreth një orë e gjysëm pasi mbaron punën duke i lënë më shumë kohë ushqimit për t’u tretur. Ora 23 : 00 është koha e duhur për të fjetur.

Kur jeni tek të 40-tat: 22:20  është koha më e mirë për të bërë dashuri. Flini në mesnatë dhe zgjohuni në 07:50.

Kur jeni tek të 50-tat:  22:00  është ora e duhur. Në këtë moshë, është mirë të bëni dashuri në mbrëmje.  Ora më e përshtatshme për të fjetur është 22:30.

Kur jeni tek të 60-tat: 20:00 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Një darkë e hershme (18:30), është e rekomanduar për të minimizuar rreziqet e dispepsisë dhe urthit.

Në të 70-tat:  ora 20:00 , ashtu si gjashtëdhjetë vjeçarët, është perfekte për të kryer marrëdhënie seksuale. Duke qënë se 70 vjeçarët mund të zgjohen shpesh gjatë natës, është e këshillueshme të shkojnë në shtrat herët për të bërë një gjumë sa më të plotë. Njerëzit në moshën 70 vjeç kanë nevojë për një mëngjes të hershëm në 06:30, dhe drekë rreth mesditës. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?