Gjërat që s’duhet të bëni para se të flini

Mos pini shumë ujë: uji është i rëndësishëm, por të konsumohet para gjumit nuk është strategjia më e mirë. Mjekët këshillojnë të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës dhe të shkoni në banjë para se të shkoni në shtrat, edhe nëse nuk ndjeni nevojën për të urinuar.

para gjumitStërvituni intensivisht: mund të keni dëgjuar se ushtrimi para gjumit mund t’ju mbajë  zgjuar gjatë natës. Ky besim është hedhur poshtë nga studimet. Aktiviteti fizik është tepër i nevojshëm për të luftuar pagjumësinë.

Kujdesuni për ushqimet që konsumoni: është mirë të hani disa orë para gjumit në mënyrë që t’i lini kohë ushqimit të tretet. Kujdesuni të hani një darkë të lehtë pa shumë kalori.

Mos mbani kafshët në krevatin tuaj: në Universitetin e Kansasit studimet e të kohëve të fundit kanë treguar se 63% e njerëzve që ndanin shtratin me kafshët e tyre shtëpiake, kanë gjumë të dobët. Fjetja pranë kafshëve mund të kontribuojë gjithashtu në alergji dhe vështirësi të frymëmarrjes, e cila mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës