Studenta nga Elbasani, Oltiana Saliaj ndodhet ende ne gjedje kritike për jetën ndërsa bashkëmoshatarët e e saj janë duke mbledhur fonde për ti shpëtuar jetën . Oltiana Saliaj është prekur nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për t’u kuruar jashtë vendit. Veç studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve të Elbasanit, me Oltianën janë sensibilizuar edhe punonjësit e Këshillit të Qarkut, Prefekturës dhe Bashkisë së qytetit, të cilët kanë dhënë ndihma financiare për studenten e sëmurë.
Studentet që janë duke mbledhur ndihma për shoqen e tyre, kanë falenderuar drejtuesit e institucioneve për kontributin e dhënë, nderkohe qe i kanë bërë thirrje biznesit dhe institucioneve qeveritare për të ndihmuar studenten Oltiana Saliaj. Në Raifaisen Bank është hapur numri i llogarisë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë me të holla, 0000577745.
Oltiana Saliaj në rrezik për jetën, studentët mbledhin fonde

